spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
04:25
HomeRajoniSerbia përdor marrëveshjen Kosovë - Shqipëri - Kroaci si shkas për militarizim

Serbia përdor marrëveshjen Kosovë – Shqipëri – Kroaci si shkas për militarizim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Marrëveshja trilaterale Kosovë – Shqipëri – Kroaci në fushën e mbrojtjes, edhe pas më shumë se një viti, vazhdon të shfrytëzohet nga Serbia si shkas për militarizimin e ushtrisë serbe.

Ministria e Mbrojtjes vë në pah se furnizimi i vazhdueshëm i Serbisë me armatim nga Kina e Rusia nuk arsyetohet me pretendimet për kërcënime nga fqinjët, por shfaq tendenca hegjemoniste ndaj vendeve të rajonit.

- Advertisement -

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një vit, marrëveshja trilaterale Kosovë–Shqipëri–Kroaci në fushën e mbrojtjes vazhdon të nxisë reagime kohë pas kohe nga Serbia. Kjo marrëveshje e arritur në mars të vitit të kaluar, nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, edhe më tej përdoret si arsyetim për militarizimin e ushtrisë serbe. Madje ai shkon edhe përtej, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin si shkas për blerje të reja të pajisjeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes deklaratat e tilla i sheh si narrativë të përsëritur, me qëllim të shtrembërimit të realitetit të sigurisë në rajon. Marrëveshjet e bashkëpunimit, nënvizon Ministria e Mbrojtjes, synojnë forcimin e stabilitetit dhe avancimin e paqes së qëndrueshme dhe nuk janë të drejtuara kundër askujt.

- Advertisement -

“Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i sheh këto deklarime si pjesë të një narrative të përsëritur, e cila synon të paraqesë në mënyrë të shtrembëruar realitetin e sigurisë në rajon. Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve demokratike të rajonit nuk janë të drejtuara kundër askujt; ato kanë për qëllim forcimin e stabilitetit, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e paqes së qëndrueshme”, ka thënë Liridona Gashi, shefe e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes.

Tutje, Ministria e Mbrojtjes vë në pah se është Serbia ajo që vazhdon të artikulojë pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës, gjë që përbën burim të vazhdueshëm të tensioneve dhe pengesë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Furnizimi i vazhdueshëm i Serbisë me armatim nga Kina e Rusia nuk arsyetohet me pretendimet për kërcënime nga fqinjët, por shfaq tendenca hegjemoniste ndaj vendeve të rajonit”.

Ndërkohë njohësit e çështjeve të sigurisë në vend thonë se Vuçiq e përdor retorikën ndaj Kosovës si mjet propagandistik për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi.

“Frika e këtij presidenti, sepse është në rënie të lirë duke pasur parasysh se çfarë problemesh të brendshme ka në atë shtet ku qytetarët e tij dëshirojnë demokracinë, këtë e përdor si pretekst, kinse fqinjët dëshirojnë ta sulmojnë Serbinë, që në asnjë rast nuk është e vërtetë”, thotë Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas njohësve të sigurisë, furnizimi i vazhdueshëm i Serbisë me armatim dhe retorika hegjemoniste ndaj Kosovës shihen si përpjekje për të rritur ndikimin në vendet e rajonit. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat