spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
14:01
HomeSiguriaUshtriaOficer i FSK-së nderohet me “mirënjohje të veçantë” pas përfundimit me sukses...

Oficer i FSK-së nderohet me “mirënjohje të veçantë” pas përfundimit me sukses të trajnimit në Mbretërinë e Bashkuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një oficer i FSK-së ka arritur sukses në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar trajnimet sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

FSK shton se, gjatë këtij kursi, Nëntoger Endi Sherifi ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BHANDARI 2LECUSSONS ONS ALEX SG 25ET2R NEPALI ARMY 2LTSHERIFI ATSTRWLL TURECUR TROK PARA RAK-FS 2Lt LLOYD- LLOYD-DAVIS DAVIS ARCHIE 2RAng 2R Ang 2/2 대에시 om PWRR 25ec/2P1 2LTJONES 2LT JONES FINLAY 1RYORKS 24-2n 24 Findley Johos Jahnstane tang ey SCOTS ZLT ZLTKINGSTON KINGS BEN PARAZ/2 2/곳 PARA"

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Oficeri i FSK-së, arrin suksese në Mbretërinë e Bashkuar

Nëntoger Endi Sherifi, ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij kursi intensiv, ai ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse. Si rezultat i performancës së tij, Nëntoger Sherifi është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, e cila iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Boswell.

Forca e Sigurisë së Kosovës është krenare për arritjet e pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe të ngritin standardet profesionale të forcës sonë.

Mund të jetë një imazh i teksti

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat