spot_img
E shtunë, 25 Prill, 2026
14:12
HomeKosovaLVV-ja fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për president

LVV-ja fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për president

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka ftuar dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në, që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

“Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike. Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë.

- Advertisement -

Vetëvendosje thotë se në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet politike si dhe veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët.

“Në situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit dhe dëmin e madh që do t’i shkaktonte vendit një proces i panevojshëm dhe i përsëritur zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të gjetur zgjidhje. Pavarësisht propozimeve tona të shumta dhe gjeneroze, përgjigjja që kemi marrë ka qenë vetëm refuzimi. Në këto rrethana, për të shmangur një proces tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional, Lëvizja Vetëvendosje ndërmerr edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sipas Vetëvendosjes, koha është e kufizuar për shkak të afateve kushtetuese, teksa ky subjekt politik pret përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.

“Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vendi shkon në zgjedhje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat