spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
13:15
HomeKosovaProfilet e dy kandidateve për Presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

Profilet e dy kandidateve për Presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për presidente të Kosovës.

Profili i Feride Rushitit

- Advertisement -

Feride Rushiti është mjeke dhe aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut. Ajo ka lindur më 12 shtator 1970 dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, me specializim në gastroenterologji.

Gjatë luftës së Kosovës (1998–1999), ka punuar si mjeke në kampet e refugjatëve në Shqipëri, ku ka trajtuar persona të prekur nga dhuna dhe trauma.

- Advertisement -

Në vitin 1999 ka themeluar Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizatë që ofron mbështetje për viktimat e luftës. Puna e saj përfshin trajtimin dhe mbështetjen e personave të prekur nga dhuna, përfshirë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në vitin 2018 është vlerësuar me çmimin “International Women of Courage Award” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Në vitin 2025 është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Profili i Hatixhe Hoxhës

Hatixhe Hoxha ka lindur më 22 gusht 1961 në Shkup. Ajo është doktore e shkencave në fushën e filologjisë dhe ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Karrierën e ka nisur në arsim dhe media, si mësimdhënëse, lektore në Televizionin e Prishtinës dhe gazetare në radion “Kosova e lirë”. Në vitet 2000–2001 ka punuar si menaxhere në Departamentin e Çështjeve Jorezidente.

Ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës për dy mandate (2001–2004 dhe 2004–2007). Gjatë viteve 2006–2007 ka qenë bashkëkryetare e Grupit të Grave Deputete. Në nivel lokal, ka qenë asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë viteve 2013–2017.

Është bashkëthemeluese e Shoqatës “Autizmi” dhe anëtare e bordit në Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat