spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
13:15
HomeKosovaÇitaku: Për keqardhje që dy gra pranuan huazimin e emrave të tyre...

Çitaku: Për keqardhje që dy gra pranuan huazimin e emrave të tyre për një maskaradë antikushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike rreth procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës dhe veprim të qëllimshëm politik.

Çitaku ka thënë se “vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti.”

- Advertisement -

Ajo ka kritikuar gjithashtu përfshirjen e dy grave në këtë proces, duke u shprehur se “është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese.”

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti.

Është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese.

Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund.

Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli.

Profilet e dy kandidateve për Presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat