Thënie të jashtëzakonshme të At Zef Pllumit.
Po ua sjellim disa prej thënieve që i kanë rezistuar kohës.
Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.
Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë.
E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani – tjetrit, prej shqiptarëve. Na s’kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër.
Kur njeriut t’i mungojë zemra nuk asht ma njeri.
Ma mirë djepi bosh, se dreqi n’ta.
Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli – e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë.



