spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:02
HomeKosovaPresidencaRënia e Murit të Berlinit, Osmani: Uniteti triumfoi mbi ndarjen

Rënia e Murit të Berlinit, Osmani: Uniteti triumfoi mbi ndarjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke thënë se liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.

“Më 9 nëntor 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen. Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë”, shkroi ajo në X.

- Advertisement -

Osmani tha se ky ka qenë një moment historik për të gjithë Evropën.

“Muri i Berlinit u kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë nuk mund ta pengojë lirinë”, ka shkruar ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat