Sot është Dita Ndërkombëtare e Xhazit 2026, në përvjetorin e saj të 15-të që do të kremtohet me Koncertin Global All-Star drejtpërdrejt nga Çikago.
Për më shumë se një shekull, Çikago ka qenë një mekë e xhazit. Që në vitet 1920, muzikantët e xhazit lundruan në lumin Misisipi nga Nju-Orlins dhe e gjetën qytetin si një qendër krijuese. Legjendat e xhazit si Louis Armstrong, King Oliver dhe Jelly Roll Morton bënë emër në qytet, duke bërë xhaz sipas “stilit të Çikagos”.
Muzikantë të njohur nga e gjithë bota do të mblidhen sot në qytetin amerikan të Çikagos për një Koncert Global All-Star për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Koncerti, në edicionin e tij të 15-të, bashkon artistë dhe audiencë të famshëm për të riafirmuar fuqinë e xhazit në nxitjen e dialogut ndërkulturor, unitetit dhe shkëmbimit artistik.
Në koncert do të shfaqen emra të njohur si: Michael Douglas, Hellen Mirren, Will Smith, Morgan Freeman dhe Jeremy Irons. Koncerti Global All-Star paraqet performanca nga një listë ndërkombëtare artistësh nga të gjitha anët e globit, duke përfshirë pianistët John Beasley, Rober Glasper dhe Helen Sung (SHBA), Gonzalo Rubalcaba (Kubë) dhe James Coillier (Mbretëria e Bashkuar); këngëtarët Dee Dee Bridgewater dhe Lizz Wright (SHBA); saksofonistët Melissa Aldana (Kili), James Carter dhe Bobby Watson (SHBA) e shumë të tjerë.
“Stili i Çikagos” ishte vlerësonte performancën solo, improvizim, aranzhime të grupit të madh dhe një tingull më të shpejtë dhe më ritmik, duke sjellë në plan të parë instrumente si saksofoni.
Nëpërmjet këtij koncerti global, UNESCO inkurajon shkollat, universitetet dhe organizatat joqeveritare në të gjithë botën, të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. /atsh



