spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:54
HomeSiguriaPoliciaBie numri i vrasjeve dhe i aksidenteve me fatalitet, rritet ai i...

Bie numri i vrasjeve dhe i aksidenteve me fatalitet, rritet ai i dhunës në familje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë 9 muajve të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar – shtator është shënuar rënie e numrit të vrasjeve në vend. Të dhënat janë bërë publike sot, në raportin e Departamentit të Rendit Publik, ku bëhet e ditur se rënie kanë shënuar edhe aksidentet me lëndime trupore dhe ato me fatalitet.

Në Kosovë gjatë këtij viti është shënuar rënie e numrit të vrasjeve. Kështu thuhet në raportin analitik nëntëmujor të Departamentit të Rendit Publik.  Deri sa vitin e kaluar, policia kishte regjistruar 25 vrasje, gjatë këtij nëntëmujori, në Kosovë kanë ndodhur 14 raste të tilla.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy është numri në rritje i rasteve të dhunës në familje. Nga 1897  raste sa ishin vitin e kaluar, brenda nëntë muajve të këtij viti, numri është rritur në 1981 raste, apo 4 për qind më shumë.

Sipas raportit, ka një rënie të lehtë të veprave tjera, si të rasteve  të lëndimeve të rënda trupore, me -2,4 për qind dhe të lëndimeve të lehta trupore me -0,75 për qind.

- Advertisement -

Rënie kanë shënuar edhe vjedhjet në shkallën prej -9,9 për qind. Në këtë kuadër më së shumti kanë rënë vjedhjet e rënda, për -23.5 %.  Rënie për -12.3 për qind kanë shënuar edhe grabitjet, theksohet në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Rendit Publik.

Raporti sjell edhe statistikat e aksidenteve në trafik, të cilat thuhet se në përgjithësi kanë shënuar rënie për -2.4%.

Nga raporti duhet veçuar rënien e përqindjes së aksidenteve me lëndime trupore për -0.86% si dhe aksidenteve me fatalitet, me një rënie prej -14.5%.

Sipas raportit nëntëmujor të Departamentit të  Rendit Publik, rritje kanë shënuar gjobat në trafikun rrugor prej 21.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Rritje prej  26.3 %, ndërkaq, janë regjistruar edhe për numrin e armëve të konfiskuara, gjithsej 1186 armë. Në raport theksohet se për të gjitha rastet, policia  çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike në përgjithësi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat