spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
12:10
HomeSiguriaPoliciaNjë person gjendet i vdekur në Novobërdë

Një person gjendet i vdekur në Novobërdë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në Novobërdë një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

Në raportin e PK-së, thuhet se, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

- Advertisement -

Tutje, shtohet edhe se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.

Raporti i plotë i PK-së:

- Advertisement -

Fsh. Parallovë, Novobërdë  01.05.2026 –  NN. Ankuesi mashkull kosovar,  ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat