Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja – një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Kontingjenti i parë kosovar pritet të ketë 22 ushtarë, me rotacione deri në vitin 2027 dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një terren të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, si dhe për paqartësi rreth mandatit të misionit. /REL




