Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit ndër vite.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, duke theksuar se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë.
Ai ka bërë të ditur se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt maj e qershor, si dhe në vitet që vijnë, me synimin për fitore të reja dhe forcim të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
26 vite bashkë!
Faleminderit secilit që udhëtoi me ne ndër vite.
Faleminderit që i qëndruat besnik vizionit tonë për kombin dhe shtetin.
Faleminderit atyre me të cilët ndamë gëzime, me të cilët u përballëm me sfida, por kurrë nuk u dorëzuam.
Vazhdojmë fuqishëm në maj e qershor, në 2026 e deri në 2050.
Jemi më të mirët.
Me ju, për shtetin.
Me Kosovën,
me Aleancën,
përjetësisht!



