spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:35
HomeKosovaZgjedhjet 2025Çitaku i reagon Gërvallës: Po i instrumentalizoni institucionet

Çitaku i reagon Gërvallës: Po i instrumentalizoni institucionet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit në një reagim tha se qeveritë e kaluara degraduan diplomacinë, përçanë dhe përbuzën diasporën.

Çitaku në reagimin e saj i sugjeron kryediplomates që të merret me sigurimin e njohjeve për Kosovës, heqjen e sanksioneve dhe anëtarësimin në KiE, shkruan gazeta online Reporteri.net.

- Advertisement -

Ajo përsëritë se pushteti aktual është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë dhe AKI-në.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen të Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshill të Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush.
Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi”, shkroi Çitaku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat