spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:08
HomeSiguriaPoliciaDërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende...

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më datë 9 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.

Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

- Advertisement -

Zyrtarët e Njësitit të  Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë  identifikuar  tre persona të dyshuar lidhur me rastin,  dy prej të cilëve janë  arrestuar dhe intervistuar sot.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë:

- Advertisement -
  • A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;
  • E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërkaq, me  vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat