HomeKosovaProtesta e fermerëve të qumështit, Daut Haradinaj kërkon ndërhyrje urgjente

Protesta e fermerëve të qumështit, Daut Haradinaj kërkon ndërhyrje urgjente

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët derdhën qumësht në rrugë dhe lumenj si shenjë pakënaqësie.

“Është për keqardhje pamjet e derdhjes së qumështit në lumenj e në rrugë, e kjo për shkak të uljes së çmimit dhe mungesës së vizionit për t’i përkrahur prodhuesit vendorë”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Ai kritikoi edhe shpërndarjen e fondeve publike për OJQ-të e lidhura me pushtetin.

“Sot po mbizotëron lajmi i ndarjes së 350 milionë eurove për organizatat joqeveritare të afërta me pushtetin dhe në të njëjtën kohë, fermerët protestojnë për mos trajtim. Kjo nuk do koment”, shtoi ai.

- Advertisement -

Haradinaj kërkoi masa të menjëhershme dhe kujtoi taksën 100% ndaj produkteve serbe si model mbështetjeje për prodhuesit vendorë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat