HomeKosovaKurti bëri homazhe në Çabrat në nderim të dëshmorëve të Gjakovës

Kurti bëri homazhe në Çabrat në nderim të dëshmorëve të Gjakovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

- Advertisement -

Pas homazheve, Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës, e cila gjatë luftës çlirimtare dha 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.

- Advertisement -

“Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit 1999, në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe u vranë më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra. Këto vrasje konsiderohen dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, me synim shfarosjen e shqiptarëve”, theksohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat