Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ndaj këtij veprimi, ka reaguar ish-deputeti Artan Behrami, i cili në profilin e tij në Facebook mes tjerash ka shkruar, se reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.
“Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!”, është shprehur Behrami.
Postimi i plotë:
Reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.
Këta dëshirojnë të arsyetojnë mbajtjen e paligjshme tash e 6 vjet të krerëve të UÇK-së në paraburgim.
Miliona euro të taksapaguesve evropianë janë harxhuar në reklama me përmbajtje raciste, përplot stereotipe të dedikuara për “parashoqërinë” kosovare.
Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!
VIDEO / Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët



