Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete operative në kuadër të planit ROADPOL 2026, me fokus kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, përkatësisht kamionëve dhe autobusëve.
Sipas njoftimit, aktivitetet janë zhvilluar nga 4 deri më 10 maj 2026, në kuadër të javës së organizuar nga ROADPOL – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Nga njësitë e trafikut janë realizuar gjithsej 834 pika kontrolli, ku janë kontrolluar 5,344 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, përfshirë kamionë dhe autobusë.
Për parregullsitë e evidentuara gjatë kontrolleve, policia ka shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.



