spot_img
E martë, 9 Qershor, 2026
23:49
HomeKulturëSot mbahet premiera botërore e filmit “DUA” në Festivalin e Cannes

Sot mbahet premiera botërore e filmit “DUA” në Festivalin e Cannes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, sot ka premierën botërore në programin Semaine de la Critique në Cannes.

Filmi është përzgjedhur në mesin e vetëm 7 filmave të gjatë të edicionit të sivjetmë të këtij programi prestigjioz.

- Advertisement -

Kjo është hera e parë që një film i Kosovës përzgjedhet në Semaine de la Critique, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “DUA” do të garojë për katër çmime kryesore në kategorinë e filmave të gjatë.

Një dramë “coming of age”, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike, rolin e së cilës e luan Piena Matoshi, vajza e aktores së njohur kosovare, Adriana Matoshi.

- Advertisement -

Producentë janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).

Filmi mbështetet nga Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat