spot_img
E diel, 17 Maj, 2026
06:50
HomeKulturëHapet votimi në Eurovizion 2026 – Alis Kallaçi (Kodi 05)

Hapet votimi në Eurovizion 2026 – Alis Kallaçi (Kodi 05)

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sapo është hapur zyrtarisht dritarja e votimit për Finalen e Madhe të Eurovizionit në Vjenë. Artisti shqiptar Alis Kallaçi do të ngjitet i pesti në skenë me këngën “Nân” dhe ka nevojë për mbështetjen e publikut në diasporë. Spektakli muzikor transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.

Rregullat e votimit

- Advertisement -

Votimi është i hapur gjatë gjithë performancave LIVE dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë.

Të drejtë vote kanë të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe ato që nuk janë kualifikuar, si dhe publiku nga mbarë bota.

- Advertisement -

Si të votoni

Me SMS (diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë etj.).

Online: Nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe pjesa tjetër e botës, hyni në faqen zyrtare www.esc.vote dhe përzgjidhni Shqipërinë.

Votimi është momenti vendimtar për rezultatin final, ndaj publiku shqiptar ftohet të mbështesë përfaqësuesin e tij me kodin 05.

Finalja e Eurovizionit 2025 sonte në Vjenë, Shqipëria me Alisin në skenë

Vëmendja e Evropës sonte është e përqendruar në arenën prestigjioze “Wiener Stadthalle” në Vjenë, ku mbahet finalja e madhe e Eurovision 2025. Spektakli muzikor transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.

Miliona shqiptarë në Evropë dhe mbarë botën pritet të ndjekin këtë ngjarje të madhe muzikore, e cila sjell në skenë 25 shtete finaliste, pas përfundimit të gjysmëfinaleve.

Shqipëria përfaqësohet nga artisti Alis Kallaçi me këngën “Nân”, i cili do të ngjitet i pesti në skenë në një natë vendimtare për garën.

Vota e diasporës vendimtare

Eurovizioni ndër vite ka treguar se suksesi nuk varet vetëm nga performanca, por edhe nga mbështetja e publikut. Për Shqipërinë, vota e diasporës shihet si kyçe për rezultatin final.

Me kodin 05, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për përfaqësuesin shqiptar, duke ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e tij.

Kënga “Nân” ka marrë vlerësime pozitive që nga gjysmëfinalja, ndërsa sonte pritet performanca finale në një nga skenat më të mëdha muzikore në Evropë.

Mbrëmja finale do të hapet nga Danimarka, ndërsa para Shqipërisë do të performojnë Gjermania, Izraeli dhe Belgjika.

Renditja e shteteve në natën finale:

  1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
  2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
  3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
  4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
  5. Shqipëri: Alis – Nân
  6. Greqi: Akylas – Ferto
  7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
  8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
  9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
  10. Maltë: AIDAN – Bella
  11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
  12. Bullgari: DARA – Bangaranga
  13. Kroaci: LELEK – Andromeda
  14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
  15. Francë: Monroe – Regarde !
  16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
  17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
  18. Poloni: ALICJA – Pray
  19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
  20. Suedi: FELICIA – My System
  21. Qipro: Antigoni – JALLA
  22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
  23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
  24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
  25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Sonte finalja e Eurovisionit, Shqipëria performon e pesta me “Nân”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat