spot_img
E hënë, 18 Maj, 2026
08:09
HomeKulturëHoxha: Nderojmë rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Rumani

Hoxha: Nderojmë rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Rumani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjikës, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Hoxha shkroi në rrjetin social “X” se kjo pjesëmarrje ishte moment i çmuar kujtese për lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

- Advertisement -

“Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare. Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë evropian”, vlerësoi ministri Hoxha.

Po ashtu, kryediplomati shqiptar u shpreh se duke vlerësuar kontributin e veçantë të familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve tona, nderohet njëkohësisht edhe roli i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Rumani.

- Advertisement -

“Ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi”, shkroi ministri Hoxha, raporton atsh.

“Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e diasporës sonë, “Atdheu jashtë”, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat