spot_img
E martë, 19 Maj, 2026
07:21
HomeRajoniPërfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Ka përfunduar protesta në Shkup. Janë arrestuar disa qytetarë pas një incidenti të vogël që ndodhi para Ministrisë së Drejtësisë, në momentin kur protestuesit po arrinin pranë këtij institucioni.

- Advertisement -

Studentët kanë filluar marshimin për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata, me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe pankarta, kanë arritur para Ministrisë së Drejtësisë.

- Advertisement -

Mijëra qytetarë janë mbledhur në hyrje të Urës së Gurit

Mijëra qytetarë janë mbledhur në hyrje të Urës së Gurrit, ku shumica prej tyre janë studentë dhe staf akademik. Protestuesit do të marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ku pritet të parashtrohen kërkesat e studentëve që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Kësaj proteste u janë bashkuar edhe studentë të ardhur nga Kosova dhe Shqipëria. Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa organizatorët thonë se synojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Studentët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesave të tyre.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur për RTK-në se nuk ka pasur asnjë problem teknik në pikën kufitare Bllacë. Sipas tyre, nuk është regjistruar as ndalim dhe as vonesa në qarkullimin e qytetarëve.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e studentëve, pas asaj që u organizua më 6 prill të këtij viti.

Protesta në RMV, studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit maqedonas

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat