HomeSiguriaPolicia50 aksidente trafiku dhe mbi 1,900 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

50 aksidente trafiku dhe mbi 1,900 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku.

Sipas raportit policor, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 27 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

- Advertisement -

Po ashtu, policia ka shqiptuar 1,981 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Në raport thuhet se janë arrestuar 8 persona, 5 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor. Në vuajtje të dënimit janë raportuar 0 persona.

- Advertisement -

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat