HomeKulturë180-vjetori i lindjes, në Përmet promovohet almanaku “100 poetë për Naim Frashërin”

180-vjetori i lindjes, në Përmet promovohet almanaku “100 poetë për Naim Frashërin”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri, qyteti i Përmetit u kthye në një qendër të kulturës dhe kujtesës kombëtare, përmes një aktiviteti të veçantë kushtuar figurës së ndritur të Rilindjes Shqiptare.

“Naim Frashëri dhe vëllezërit e tij ishin dhe do të mbeten ikona duke frymëzuar brezat. Sigurisht që ne përmetarët jemi krenarë pë këtë realitet. Vështirë të gjesh një shqiptar të madh dhe te vogël që nuk i di vargjet e tij”, tha Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet.

- Advertisement -

Në bashkëpunim me Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, pjesë e këtij aktiviteti  ishte promovimi i almanakut poetik “100 poetë për Naim Frashërin”, një vepër që sjell krijime nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

“Naimi nuk ishte vetëm një poet kombëtar, ai ishte një fryt shpirtëror shqiptare. Në vargjet e tij, gjen harmoni midis fesë dhe atdheut, midis dashurisë për Zotin dhe dashurisë për njeriun, midis urtësisë mistike dhe ideal kombëtar”, tha Haxhi Dede Edmond Brahimi.

- Advertisement -

Aktiviteti e ktheu Përmetin në një tribunë të fjalës artistike dhe identitetit kombëtar. /RTSh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat