spot_img
E mërkurë, 27 Maj, 2026
20:55
HomeKosovaQeveria në detyrë ndan dy milionë euro për linjat ajrore të mërgatës

Qeveria në detyrë ndan dy milionë euro për linjat ajrore të mërgatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën.

Në këtë mbledhje janë ndarë edhe mjete buxhetore për promovimin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës janë ndarë 8 mijë euro për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, që do të mbahet më 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës.

Për subjektin “Kosova Global Talent Center” janë ndarë 70,876.79 euro për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, që do të mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin korrik 2026.

- Advertisement -

Ndërkaq, për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës janë ndarë 3,500 euro për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga 10 deri më 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit.

Qeveria po ashtu ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat