Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për një ushtrim fushor të emëruar “Ujku i Pamposhtur 01” që do të realizohet në rajonin e Gjakovës.
Sipas njoftimit, ushtrimi do të nisë më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 5 qershor, ndërsa FSK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.
“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, theksohet në njoftim.



