spot_img
E premte, 29 Maj, 2026
21:45
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës zhvilloi trajnim profesional për ballafaqim me turma

Policia e Kosovës zhvilloi trajnim profesional për ballafaqim me turma

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar prezantimi përmbyllës i pjesës praktike dhe teorike të trajnimit “Ballafaqimi me turma” për 65 zyrtarë policorë të NJRSH-së nga regjionet: Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug.

Trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e DNJSO-së dhe është zhvilluar në Kampin “Vrella” dhe në QNJS “Enver Zymeri’’, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.

- Advertisement -

Në kuadër të trajnimit është realizuar edhe skenari praktik për menaxhimin e turmave, ku për ta përcjellur nga afër morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë kolonel Gazmend Hoxha , dhe eprorë të lartë të PK-së.

Drejtori Hoxha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku i përgëzoi zyrtarët dhe instruktorët për realizimin me sukses të trajnimit, duke treguar një nivel të lartë të profesionalizmit në menaxhim me turma dhe vënie në kontrollë të situatës së sigurisë, dhe njëkohësisht theksoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë e në veçanti të njësive të specializuara.

- Advertisement -

Policia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat