spot_img
E premte, 29 Maj, 2026
23:50
HomeKosovaHaradinaj: Rahoveci meriton hakun e punës së ndershme

Haradinaj: Rahoveci meriton hakun e punës së ndershme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Rahoveci dhe banorët e tij i dinë më mirë rrënjët e tyre.

“Nuk besoj që është rastësi me ardhë dikush me iu tregu ku i keni rrënjët. Ai po kujton se ne asgjë nuk dimë, askush prej nesh. Edhe e kemi pritur atë njeri me ardhë me na tregu gjithçka për jetën. Për këtë na ndodh me ardhë dikush, se i ka dhezë aq shumë mashtrimi e lazdrimi, saqë çka të thotë ashtu është. Rahoveci e di shumë mirë kush është, e di shumë mirë kah ka rënë. E di shumë mirë çka ka heq, çfarë sakrifice ka kaluar. Rahoveci është martir i lirisë, nuk ka shtëpi këtu në qytet e nuk ka vendbanim të Rahovecit që nuk i ka dhimbjet dhe plagët e luftës. Rahoveci e meriton hakun e punës së ndershme”, ka deklaruar Haradinaj para të pranishmëve në Rahovec.

- Advertisement -

Aleanca garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 128, me Ardian Gjinin kandidat për kryeministër.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat