spot_img
E shtunë, 30 Maj, 2026
01:45
HomeEkonomiATK: Pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen më me para të...

ATK: Pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen më me para të gatshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nga data 1 qershor 2026 do të hyjë në fuqi rregulli i ri që ndalon pagesat me para të gatshme mbi vlerën 2,000 euro për transaksionet ndërmjet bizneseve dhe individëve.

Sipas njoftimit të ATK-së, çdo pagesë që tejkalon këtë shumë duhet të realizohet përmes bankës ose formave elektronike të pagesës.

- Advertisement -

ATK ka bërë të ditur se limiti prej 2,000 eurosh vlen për vlerën totale të transaksionit, edhe në rastet kur pagesa ndahet në disa pjesë.

“Mos pranoni para në dorë mbi 2,000 €”, thuhet në apelin e Administratës Tatimore të Kosovës drejtuar bizneseve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat