spot_img
E shtunë, 30 Maj, 2026
20:15
HomeKosovaKurti bën homazhe në Marinë në përkujtim të Rasim Kiçinës e Ragip...

Kurti bën homazhe në Marinë në përkujtim të Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Marinë të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti përkujtoi dhe nderoi dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, të cilët ranë heroikisht më 30 maj 1999. Ata u vranë në fshatin Arllat, teksa ishin në rrugë për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi dhe Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë, e cila u fitua vetëm dy javë pas rënies së tyre. Gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, ndërsa zhvillimi dhe forcimi i tij mbetet obligim i yni.

- Advertisement -

“Lavdi dhe nderime të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat