HomeKosovaBekim Sejdiu flet për herë të parë si kandidat për president: VV...

Bekim Sejdiu flet për herë të parë si kandidat për president: VV e LDK u dakorduan për emrin tim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bekim Sejdiu thotë se emri i tij ka dalë si pikë dakordimi në negociatat mes VV-së dhe LDK-së për presidentin e ardhshëm. Ai konfirmon se e ka pranuar propozimin dhe, ndonëse karrierën e ka orientuar kryesisht në akademi, shprehet i gatshëm ta marrë përgjegjësinë: “Do të shërbej me devotshmëri”.

- Advertisement -

Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka folur për herë të parë publikisht pas raportimeve se emri i tij është propozuar si kandidat konsensual për kreun e shtetit.

Sejdiu ka deklaruar se gjatë negociatave ndërmjet VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të marrë pajtimin e përfaqësuesve të dy partive.
Ai tha se ndihet i nderuar nga besimi i dhënë dhe konfirmoi se e ka pranuar propozimin, pavarësisht se ambiciet e tij profesionale kanë qenë të orientuara kryesisht në fushën akademike.

- Advertisement -

Sejdiu theksoi se është i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që bart posti i Presidentit të Republikës, veçanërisht në kontekstin aktual politik.
“Jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë”, deklaroi ai, duke shtuar se është i gatshëm të shërbejë me devotshmëri, siç thotë se ka bërë gjatë gjithë angazhimit të tij profesional.

Deklarimi i Sejdiut vjen në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa mbetet të shihet nëse dakordimi i raportuar mes VV-së dhe LDK-së do të konkretizohet me votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat