SHBA E FTON PUTININ NË G20 — KREMLINI FRENON PRITSHMËRITË: “ENDE S’KA VENDIM”, TAKIMI ME TRUMP NUK ËSHTË CAKTUAR
Uashingtoni ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin te marre pjese ne samitin e G20 qe do te mbahet ne Miami me 14 dhe 15 dhjetor, por Moska ende nuk ka konfirmuar pjesemarrjen e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se administrata Trump e ka derguar ftesen dhe tha se prania e Putinit do te krijonte mundesi qe ai te takohej jo vetem me presidentin Donald Trump, por edhe me udheheqes te tjere boterore.
Kremlini e mirepriti ftesen, por zedhenesi Dmitry Peskov tha se Rusia do te marre vendimin me vone dhe se çeshtja do te trajtohet permes kanaleve diplomatike. Pra, ftesa amerikane ekziston, por pjesemarrja personale e Putinit nuk eshte konfirmuar.
Edhe nje takim i veçante Trump–Putin ne Miami mbetet vetem mundesi. Sipas raportimeve ruse, ceshtja e nje takimi bilateral ende nuk eshte diskutuar ne menyre konkrete, megjithese Uashingtoni mbetet i hapur ndaj kontakteve me presidentin rus.
Putin nuk ka marre pjese fizikisht ne nje samit te G20 qe nga viti 2019. Nje udhetim ne Miami do te ishte gjithashtu nje vizite e rralle e presidentit rus ne SHBA pas nisjes se pushtimit te plote te Ukraines ne vitin 2022.



