Prof. dr. Ilija Srdanoviç u bë fytyra politike e Listës Studentore dhe një nga figurat kryesore të sfidës ndaj pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit.
Profili i Ilija Srdanoviç
-
Emri i plotë: Prof. dr. Ilija Srdanoviç
-
Datëlindja: 7 gusht 1970
- Advertisement - -
Vendlindja: Novi Sad, Serbi
-
Profesioni: Kardiolog dhe profesor universitar
- Advertisement - -
Vendi i punës: Instituti për Sëmundjet Kardiovaskulare të Vojvodinës, në Sremska Kamenicë
-
Karriera akademike: Profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Novi Sadit që nga viti 2025
-
Roli politik: Bartës i Listës Studentore „Studenti pobeđuju!“ (Studentët fitojnë!)
-
Angazhimi publik: Mbështetës i protestave studentore, kritik i korrupsionit dhe përkrahës i reformimit të sistemit shëndetësor.
Nga mjekësia në politikë
Prof. dr. Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor universitar nga Novi Sadi, u bë një nga figurat më të njohura të lëvizjes studentore që sfidoi pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.
I diplomuar në vitin 1995 në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, ai përfundoi specializimin në mjekësi interne më 2001, subspecializimin në kardiologji më 2004 dhe doktoraturën më 2012.
Prej vitit 1997 punon në Institutin për Sëmundjet Kardiovaskulare të Vojvodinës, ndërsa në vitin 2025 fitoi titullin profesor i rregullt.
Srdanoviç iu bashkua publikisht protestave studentore dhe u shndërrua në një nga zërat kritikë ndaj korrupsionit dhe funksionimit të institucioneve serbe.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, ai ishte bartësi i Listës Studentore, duke përfaqësuar një lëvizje që synonte t’i jepte fund dominimit politik të Partisë Përparimtare Serbe.
Megjithatë, ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës. Srdanović ka mbajtur qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës serbe.



