spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:25
HomeKosovaPamje vendi i krimit / Publikohet fotografia e të dyshuarit që theri...

Pamje vendi i krimit / Publikohet fotografia e të dyshuarit që theri me thikë 4 persona dje në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.

Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.

- Advertisement -

Njëra prej vajzave, rreth 10-vjeçare, ishte në rrezik për jetën, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

- Advertisement -

Tre prej të plagosurve pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj janë sjellë në QKUK.

KALLXO.com ka siguruar pamje, në të cilat shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.

Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është E.S. rreth 59-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, i cili, sipas tij, ka penguar zgjerimin e krimit.

Aliu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat