spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:45
HomeOpinioneShkruaj TiTë (pa)korruptuar dhe shpesh në prokurori!

Të (pa)korruptuar dhe shpesh në prokurori!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Koment: Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raportohet të jetë paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale. Rizvanolli është zyrtarja më e fundit e thirrur nga organet e ndjekjes për çështjen që lidhet me ish-kryeshefin e Ndërmarrjes KEK. Ajo nuk është ministrja e vetme që është paraqitur në organet e drejtësisë si dëshmitare ose e dyshuar; shumë zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra, janë thirrur herë pas here nga organet e drejtësisë. Kujtojmë edhe rastin e fundit me Ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, i cili, sipas informatave publike, është ftuar nga prokuroria në lidhje me faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit. Gjithashtu, burimet e Storm raportojnë hetime që përfshijnë zëvendësministrin Durimishi dhe vetë ministrin Aliu lidhur me tenderët e njëburimorë të kësaj ministrie dhe rastin e rezervave shtetërore, për të cilin u mbyllën hetimet për ministren Hajdari.

Duke marrë parasysh këto zhvillime, shumë analistë shprehen se është çudi që qeveria Kurti, e cila erdhi në pushtet me premtimin për të “çrrënjosur korrupsionin”, përballet me këto skandale. A po realizohet vërtet ky premtim?

- Advertisement -

Në rastin e fundit, për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Nacionale ka publikuar disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në Prokurori. Sipas raportimeve, intervistimi i saj lidhet me çështjen e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ndaj të cilit tashmë është ngritur një aktakuzë.


“Shkruaj Ti” është një rubrikë në të cilën storm• u jep mundësi lexuesve dhe personave të informuar për tema të ndryshme – qofshin ato ditore, javore, apo më të gjera – të shprehin mendimin e tyre, në formë lajmi, opinioni apo qëndrimi. Kjo rubrikë synon t’i japë zë qytetarëve që pretendojnë se kanë diçka për të thënë, por nuk kanë ku të shprehen; tashmë, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë rubrikë të shtëpisë mediatike storm•

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat