spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025"Rrugaç që po hetohet" - "hajn me vendim gjykate"

“Rrugaç që po hetohet” – “hajn me vendim gjykate”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas akuzave të Hysen Durmishit që e cilësoi “hajn i dënuar nga gjykata,” ish-ministri Pal Lekaj iu përgjigj ashpër, duke e quajtur Durmishin “rrugaç” dhe duke e kritikuar për gjuhën e përdorur.


storm•/reagime: Qeveria Kurti 2 është kritikuar për ndërprerjen dhe mungesën e projekteve të reja, përfshirë ato të premtuara në fushatë. Një ndër këto projekte, rruga Dollc – Gjakovë, nisur që në kohën e Qeverisë Haradinaj, është bërë objekt përplasjeje ndërmjet Durmishit dhe Lekajt.

- Advertisement -

Në një përgjigje për storm•, Lekaj tha se Durmishi duhet të përqendrohet në hetimet që po zhvillohen ndaj tij dhe shefit të tij për vendime të dyshimta. Lekaj gjithashtu deklaroi se “përgjigjja ime për zv.ministrin Durmishi është e thjeshtë: ‘Njerëzit që përdorin gjuhën e rrugaqit nuk meritojnë as një minutë të vetme të merremi me ta. Durmishi është shembulli më i mirë i kësaj kulture që qeveria po promovon.’” Ai gjithashtu u shpreh i bindur që drejtësia e vërtetë do të triumfojë për veprimet e tij, përtej ndikimeve të qeverisë aktuale.

Ndërkohë, në një seancë të gjatë dje, u miratua në parim Ligji i Buxhetit 2025, për të cilin Qeveria Kurti e konsideron si më të madhin e miratuar deri tani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat