spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
11:41
HomeBotaGJND-ja thotë se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet për Karabakun

GJND-ja thotë se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet për Karabakun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 12 nëntor tha se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet rivale të Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me pretendimet e tyre për rajonin e Nagorno-Karabakut.

“Gjykata ka juridiksion” për të shqyrtuar rastet e paraqitura në shtator të vitit 2021, u tha në një deklaratë të lëshuar nga GJND-ja. Vendimi i panelit nga 17 gjykatës për këtë rast ishte unanim.

- Advertisement -

GJND-ja, me seli në Hagë, po ashtu ka vendosur në favor të Armenisë lidhur me dy kundërshtime që kishte, por ka refuzuar të tretin.

Në rastin e saj, Armenia pretendon se Azerbajxhani ka shkelur Konventën ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor dhe është angazhuar në “pastrim etnik” në rajon.

- Advertisement -

Azerbajxhani mohon këto pretendimet dhe ka ngritur një kundërpadi. Bakuja po ashtu akuzon Jerevanin për gjuhë të urrejtjes dhe propagandë “raciste”.

Rastet përmendin edhe veprimet që janë ndërmarrë në Nagorno-Karabak, një rajon malor brenda Azerbajxhanit, i populluar kryesisht nga armenët etnikë. Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra, në vitet ’90 dhe më 2020, lidhur me kontrollin e enklavës.

Bakuja mori kontrollin e territorit në shtator të vitit 2023 përmes një ofensive njëditore, ofensivë që nxiti largimin e pothuajse gjithë popullsisë lokale etnike arme. Afër 100.000 armenë etnikë u larguan për në Armeni.

GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra emergjentë në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë nxitjen dhe promovimin e urrejtjes racore.

Që atëherë, gjykata ka shqyrtuar një sërë mocionesh të dorëzuara nga të dyja shtetet kundër rasteve të njëri-tjetrit. Armenia iu drejtua sërish kësaj gjykate të Kombeve të Bashkuara më 2023, disa javë pasi Nagorno-Karabaku u mor nga Azerbajxhani.

Gjykata nuk tha se kur do të mbahet seanca për rastet e dy rivalëve. Por, një vendim përfundimtar pritet të marrë vite kohë.

Përderisa vendimet e GJND-së janë obligative, gjykata nuk ka mekanizma për t’i zbatuar vendimet e saj. /REL

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat