spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
08:24
HomeKosovaPilotët e FSK-së stërviten në Bazën Ajrore të Farkës

Pilotët e FSK-së stërviten në Bazën Ajrore të Farkës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pilotët e FSK-së kanë nisur fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

Në një postim në Facebook thuhet se bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

- Advertisement -

“Përveç Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike”, thuhet nga Forcat Ajrore të-Shqipërisë.

- Advertisement -

Tutje, theksohet se ata, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës Ajrore  të Shqipërisë për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, aq i domosdoshëm për ekuipazhet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat