spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:29
HomeSiguriaPoliciaBritania e Madhe i dhuron katër dronë Policisë së Kosovës

Britania e Madhe i dhuron katër dronë Policisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

- Advertisement -

“Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se pajisjet e specializuara do të rrisin dhe profesionalizojnë edhe më tej punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka falënderuar Ambasadën Britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, e cila këtë donacion do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat