spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
09:29
HomeKosovaProkuroria: I dyshuari sulmoi katër persona me thikë në Ferizaj për shkak...

Prokuroria: I dyshuari sulmoi katër persona me thikë në Ferizaj për shkak të përkatësisë etnike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit F.I., për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj.

Prokuroria ka theksuar se ai po dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë, ‘F.I. më 11 nëntor në orën 15:30 ka tentuar t’i privojë nga jeta dy të mitura që po ecnin rrugës duke i goditur me thikë në pjesë të shpatullave, e vepra është kryer me dashje për shkak se viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit pakicë në Kosovë’.

“I pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë ‘Verona’, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën ‘Halim Spahiu’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE. Në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Burri që dyshohet se të hënën theri me thikë katër persona në Ferizaj ka qenë më parë i dënuar për vrasjen e një gruaje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat