spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:08
HomeSiguriaPoliciaSi ndodhën vrasjet në Klinë?

Si ndodhën vrasjet në Klinë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala ka thënë se dy personat e vrarë janë të moshës 19-20 si dhe 21-22 vjeçar.

Tutje, ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, derisa ka shtuar se prokuroria është duke mbledhur informacione tjera në lidhje me rastin.

- Advertisement -

“Kur kemi arrit në vend ngjarje kemi gjetur viktimën aty dhe i dyshuari vetëm se kishe ikur. Si pasojë e kësaj kemi një person pa shenja jete dhe një tjetër i cili rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur pasi nuk ka mundur që ti përballojë plagët. Policia ka arritur me arrestu personin e dyshuar. Mosha e viktimave sipas informacioneve 19-20 dhe 21-22 vjecar. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 4-5 të shtëna, por nuk mundëm më i konformu saktë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se deri më tani nuk dihet motive që ka shtyrë në këtë vrasje të dyfishtë.

- Advertisement -

Ajo tha se trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat