spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
07:45
HomeEx-BRSSInvazioniForcat ukrainase zmbrapsin sulmet e reja ruse

Forcat ukrainase zmbrapsin sulmet e reja ruse

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë më 14 nëntor, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.

- Advertisement -

Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit, raporton REL.

- Advertisement -

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat