spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025Wesley Clark në Kosovë, takon Osmanin e Mehajn

Wesley Clark në Kosovë, takon Osmanin e Mehajn

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e po ashtu luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Osmani.

- Advertisement -

Në takim me Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas së parës së vendit, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Gjatë ditës, Clark është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat