spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
09:47
HomeSportNjë egjiptian shkon e një tjetër vjen në Liverpool

Një egjiptian shkon e një tjetër vjen në Liverpool

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi i Aintraht Frankfurt, Omar Marmoush, dëshiron t’i bashkohet Liverpullit sezonin tjetër.

Për këtë arsye, menaxherët e tij janë në bisedime me “reds” për të gjetur një marrëveshje.

- Advertisement -

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, bisedimet kanë kohë që kanë nisur, me sulmuesin 25-vjeçar që po shkëlqen në kampionatin gjerman.

Këtë sezon, ai ka realizuar 11 gola dhe 7 asist.

- Advertisement -

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë të arrihet, pasi Marmoush ka një kontratë deri në vitin 2027 me Frankfurt.

Ndaj, për largimin e tij, ekipi i Liverpool duhet të paguajë 55 milionë euro.

Në fakt, Liverpulli ka kohë që e ndjek Marmoush, pasi e konsideron si personin e duhur për të zëvendësuar Mohamed Sallah, që i skadon kontrata në fund të sezonit.

Duket se një tjetër egjiptian do të zëvendësojë legjendën Salah.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat