spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:17
HomeKosovaPrishtinaKomuna e Prishtinës ndalon doracakët e përgatitur nga MASHT-i

Komuna e Prishtinës ndalon doracakët e përgatitur nga MASHT-i

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës, pas reagimeve të shumta për përmbajtjen e tyre.

Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

- Advertisement -

Sipas saj, përmbajtja në këta doracakë është edhe abuzuese me fëmijët.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat