spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:58
HomeKosovaQeveriaKurti pret në takim emisarin e ri të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Kurti pret në takim emisarin e ri të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, i sapo emëruar në këtë pozitë.

Siç thuhet në komunikatën e ZKM-së, ky ishte takimi i parë njoftues ndërmjet Kurtit dhe Përfaqësuesit Special, Eirik Nestås Mathisen.

- Advertisement -

Po ashtu në takim ishte edhe  Haakon Blankenborg, që ka mbajtur këtë pozitë deri tash, duke e zhvilluar Kurti me të takimin lamtumirës.

“Duke shprehur kënaqësinë për takimin me të dy përfaqësuesit, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

- Advertisement -

Gjatë takimit është folur edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale.

“Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale dhe temat me interes të përbashkët. Kryeministri theksoi se Marrëveshja Tregtare mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ku përfshihet Norvegjia, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale. Kryeministri i ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri, Mathisen, dhe e falënderoi emisarin Blankenborg për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat