spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMexhiti thirrje Gjykatës Kushtetuese: Mos e prekni gjuhën shqipe

Mexhiti thirrje Gjykatës Kushtetuese: Mos e prekni gjuhën shqipe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Kushtetuese të mos merret me diskutime dhe vendime politike, porositi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Gjatë konferencës “Gjuha dhe Etnia”, Mexhiti tha se në shoqëritë multietnike, politikat gjuhësore janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese ka për obligim që të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojnë zbatimin e Kushtetutës. Ajo nuk ka mandat as të lëshohet në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike, të cilat garantojnë bashkëjetesën multietnike dhe frymën e bashkëjetesës në Maqedoni të Veriut. Prandaj, po e përsëris, në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cenohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në vazhdimësi, jo të shkurtohen, cenohen ose të mohohen”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, pajtohet se është detyrë e të gjithëve mbrojtja e gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Ai tha se për shqiptarët, gjuha shqipe ka rëndësi dhe vlerë të veçantë, pasi gjuha pati rol edhe në ruajtjen e kombësisë shqiptare.

“Është detyrë e jona që të ruajmë dhe kultivojmë si vlerë më të çmuar dhe ta lejmë si amanet te gjeneratat pasuese të trashëgojnë gjakun dhe gjenin e kombit tonë. Përveç ruajtjes së pastërtisë duhet të nxisim edhe zhvillimin e gjuhës në përputhje me kohën në të cilën po jetojmë, duke e bërë atë si mjet më të fuqishëm të dijes dhe komunikimit”, theksoi ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat