spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:36
HomeKosovaKuvendiKomisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për buxhetin e vitit 2025

Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për buxhetin e vitit 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot katër komisione parlamentare do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Komisionet që do të shqyrtojnë buxhetin e Kosovës për vitit 2025 janë: Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

- Advertisement -

Ndryshe, Kuvendi Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan. Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.

- Advertisement -

Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat