spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
03:08
HomeKosovaDeputetët e opozitës dorëzuan dosje për MPJD në Prokurorinë Speciale

Deputetët e opozitës dorëzuan dosje për MPJD në Prokurorinë Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të opozitë kanë dorëzuar kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Deputetët opozitarë e kanë dorëzuar kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka theksuar se qëllimi është zbardhja e së vërtetës se çfarë ka ndodhur me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada.

Kadrijaj ka theksuar se në Komisionin hetimor të Kuvendit janë penguar nga deputetët e pozitës që të zbardhet e vërteta, duke e sabotuar punën e komisionit.

- Advertisement -

“Siç e dini në Kuvendin e Kosovës qe formuar Komisioni hetimor parlamentar për mënyrën e menaxhimit të punës në MPJD, degradimet emërimet e paligjshme, emërimet e paligjshme, rrotacionet, shkarkimet e ambasadorëve dhe ne me anë të këtij Komisioni hetimor kemi dëshiruar të zbardhnim të vërtetën se çfarë po ndodh. Ju e patë që ne i sollëm 3 follderë, me materiale që janë sjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe prej fillimit të këtij komisioni ne kemi pasur ngecje për shkak që është sabotuar nga mazhoranca. Fillimisht të gjitha ato materiale dhe dokumente që i kemi kërkuar janë vonuar për t’u sjellë në Komisionin hetimor ”, ka thënë Kadriaj.

Kurse, Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se shpreson që meritokracia do të kthehet në MPJD.

“Është shkel ligji për shërbimin e jashtëm, është shkel ligji për zyrtarët publikë, është shkelur rregullorja e brendshme, e cila është në kundërshtim me ligjin aktual për shërbim të jashtëm, një ligj më të përditësuar nuk e kemi pas në Komisionin për punë të jashtme. Ambasadat e Kosovës, stafi diplomatik janë shndërruar në shtabe zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar Musliu – Shoshi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat