spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
02:52
HomeKosovaZëdhënësi i BE-së, Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim

Zëdhënësi i BE-së, Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyrtarët e Bashkimit Evropian në prononcime publike nuk precizojnë afatet kohore, por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

- Advertisement -

Ndonëse nuk ka shtet anëtarë të Bashkimit Evropian që është kategorikisht kundër heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ato vazhdojnë të jenë në fuqi si pasojë e mospajtimeve se si të shkohet tutje me këtë proces.

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes.

- Advertisement -

Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë të ditur se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes. Shumica janë na favor te heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet tutje: me heqjen e plotë apo graduale.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ekziston një grup shtetesh që, megjithatë, konsideron se heqja e masave në këtë moment do të ishte, siç thuhet, kontraproduktive, duke marrë parasysh veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, të cilat Brukseli i ka cilësuar të pakoordinuara, raporton RTK.

Bashkimi Evropian i ka vendosur masat kundër Kosovës në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj veprimeve në veri. Heqjen e tyre e ka rekomanduar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, një vit më vonë, në qershor të këtij viti. Siç u shpreh një burim diplomatik, shtete anëtare po vazhdojnë të sillen në një rreth vicioz, ku, gjashtë muaj pas rekomandimit për heqjen e tyre, diskutimet po vazhdojnë por vendimi akoma nuk ka.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat